Breaking News

PROTESTON NDAJ KRYEMINISTRIT RAMA, GJOBITET NGA GJYKATA

Ka protestuar disa herë kundër kryeministrit Edi Rama, por një gjë e tillë ka pasur kosto për të. Bëhet fjalë për kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Shkodër, Arvit Bushati. Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka vendosur ndaj tij një gjobë prej rreth 600 mijë lekë të vjetra për protestën ndaj kryeministrit. Një fakt të tillë ai e pohoi gjatë emisionit “Mirëmëngjes” në Tv Rozafa.

Ai komentoi edhe protestën e së shtunës nga opozita, ku tha se ia arritëm të anullonim vizitën e Ramës në Shkodër.

Ndër të tjera, Bushati bëri me dije se protetat e opozitës nuk do të ndalen ndaj kësaj qeverie.

Lexoni dhe kete

“SHKODRA NUK MUND TE LEJOJE KETE MODEL QEVERISJE”

Shkodra nuk mund të lejojë ketë model qeverisje dhe shteti ka rënë. Kështu shprehet kryetari …