Wednesday , 13 June 2018

PROVIMI I TRETE I MATURES SHTETERORE

2.300 maturantë në DAR Shkodër i janë nënshtruar këtë të mërkurë provimit të tretë të maturës shtetërore, atij të matematikës. Specialistja pranë DAR Shkodër, Frida Kopliku, thotë se administrimi i këtij provimi është mirë-menaxhuar dhe matyrantët janë ndarë përsëri në 15 qëndra, ndërkohë proçesi është monitoruar nga përfaqësues të DAR dhe ministrisë së arsimit.

Provimi i matematikës është provimi i tretë, ndërsa i fundit është ai me zgjedhje në datë 20 qershor. Ndërkohë, që më parë maturantët janë shprehur se koha e përgatitjes nga një provim në tjetrin ka qenë e pamjaftueshme.

Lexoni dhe kete

DEPOZITAT E UJIT, BURIM INFEKSIONESH

Depozitat e ujit vijojnë të jenë burim infeksionesh. Një gjë e tillë bëhet e ditur …