Saturday , 7 December 2019

PS HUMB MBESHTETJEN E BAZES

Partia Socialiste e Shkodrës duket se është futur në një krizë të thellë, pasi numri i pjesmarrësve në zgjedhje prej 44% tregon se po humbet mbështetjen e bazës. Ajo që bie në sy është se në të gjitha rajonet dhe në njësiotë administrative ka një pjesmarrje të ulët, përvec në njësinë administrative Berdicë ku sipas shifrave ka gjithsej të regjistruar 112 anëtarë ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë 93.

Kurse sa i përket votimit për delegat në kongresin socialist kandidati Ervin Besnik Brahimi ka marrë 93 vota ndërsa kundërshtarja e tij Aferdita Haki Islami ka marrë zero vota. Një rezultatë surprizues, përkundër asaj që njësia administrative Berdicë dhe ish kryetari i kësaj komune Besnik Brahimaj ka qenë kundërshtar dhe debatuesi më i madh në mbledhjet e PS-së e sidomos ndaj deputetes Senida Mesi.

Ndërsa në rajonet tjera dhe në njësitë administrative pjesmarrja sillet rreth 40-45% që tregon mbështetjen e ulët që ka lidershipi aktual i PS-së së Shkodrës, e kundërta e asaj që është paraqitur në njësinë administrative Berdicë ku pjesmarrja në votime është 83% ndërsa kandidati për delagat fiton 100% të votave. Nga ana tjetër njësia Administrative Berdicë brenda strukturave të PS-së së Shkodrës tregohet se është kompakte dhe e unifikuar në qëndrimet e saj përkundër zonave tjera ku shihen qartë rënie dhe mbështetje , cka është reflektuar edhe në debatet e fundit në mbledhje të kryesisë.

Lexoni dhe kete

KOMISIONI I LIGJEVE, ADEMI PËRGËNJËSHTRON ULSI MANJEN

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte …