Wednesday , 18 September 2019

PS SHKODER, ME MENDJEN TE KESHILLI

Me 19 gusht është njoftuar nga Prefekti I Qarkut Shkodër mbledhja e konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës. Përbërja prej 51 këshilltarësh 40 janë nga PS, 9 nga PSD, PSM dhe PDS kanë nga 1 këshilltar. Porn ë një mbledhje me dyer të mbyllura mësohet se është diskutuar për hapat që do merren. Sic mësohet ata janë të fokusuar në konstituimin e Këshillit Bashkiak. Ndërsa sa I përket cështjes së kryetarit janë vendime që pritet të marrin Kryesia e Partisë Socialiste.

Por në rastin e Shkodrës kur Valdrin Pjetri edhe zyrtarisht ka njoftuar dorëheqjen para betimit, mësohet se janë disa skenarë që mendohet të futën në punë, për largimin e Voltana Ademit. Që sipas Kodit Zgjedhor por edhe Ligjit për Qeverisjen Vendore është në detyrë deri në betimin e Kryetarit të ri. Por nuk përjashtohet mundësi e shfrytëzimit të hapësirave ligjore për zëvëndësimin e Voltana Ademit.

Nga ana tjetër PD ka paralajmëruar një protestë në ora 10 para godinës së Rektoratit ku edhe do mbahet mbledhja e konsutituimit e Këshillit Bashkiak Shkodër.

Lexoni dhe kete

“PËR SHQIPËRINË SITUATA ËSHTË BËRË EDHE MË E VËSHTIRË PËR INTEGRIMIN”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në Bruksel se për Shqipërinë situata është bërë …