Në Partinë Socialiste zhvillohen zgjedhjet për delegatët e kongresit të 2020-ës. Në Shkodër mësohet janë rreth 3200 anëtarë të PS-së do zgjedhin mes 38 delegatëve ku pjesmarrës në kongres do jenë 19 delegatë nga 38 që kanë kandiduar. Deputetja Senida Mesi pas votimit u shpreh se PS është një parti reformatore dhe se duhet njëherë e përgjithmonë të heqim dorë nga e kaluara komunist dhe antikomunist.
Mesi sqaroi edhe në lidhje me zgjedhjet që po zhvillohen aktualisht, ndërsa u ndal tek PS e Shkodrës e cila nuk ka një strukturë drbejtuese.
Kongresi I PS-së do mbahet në fillim të vitit 2020-të, ku edhe do zgjidhen strukturat drejtuese të saj. Ndërsa në Shkodër deri në fund të vitit do zgjidhen edhe strukturat drejtuese të kësaj force politike.
