PUBLIKOHET RAPORTI, “USH” NE VENDIN E 14870

Universiteti “Luigj Gurakuqi” ka humbur kete vit 860 vende, ne nje raport te publikuar.Këshilli i Lartë për Kërkimet Shkencore në Spanjë, , ka publikuar në faqen e tij zyrtare rankimin e universiteteve më të mira në botë, përfshirë edhe vendin tone. Në fakt universitetet shqiptare (publike dhe private) çdo herë renditen shumë dobët krahasimisht me vendet e tjera. Por, ajo që bie në sy këtë vit ështē se sipas listës të publikuar online, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ndodhet në vendin e 14870.

Në raport me rankimin e vitit të kaluar USH ka rënë në mënyrën më të pabesueshme me 860 vende. Në rankimin e kaluar Universiteti i Shkodrës linte pas universitetet e Mjekësisë, të Arteve dhe të Sporteve në Tiranē, si dhe ato të Vlorës, të Elbasanit, të Durrësit, të Korçës, të Gjirokastrës dhe shume institucione të arsimit privat. Kjo situatë rezulton e përmbysur totalisht ne rankimin e publikuar para pak ditëve, ku Universiteti I Shkodres ndodhet ne renditje me posht se universitetet e tjera ne vendin tone.

Nje pozicion aspak I pershtatshem, I cili meriton te shoqerohet me nje analize te thelle te drejtuesve te universitetit, pasi publikimi I raportit ne kete faze nuk eshte aspak pozitiv per maturantet te cilet duan qe te behen pjese e Universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Lexoni dhe kete

BLEGTORIA NE PRAG FALIMENTI

Edhe pse Shqipëria ka një terren të përshtatshëm për të zhvilluar blegtorinë, sektori nuk po …