PUKË, ARRESTOHET NJË 27-VJEÇAR

Policia vijon kontrollet masive të territorit, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Kështu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në zbatim të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. P., 27 vjeç, lindur në fshatin Srriçe dhe banues në Kodër Thuman, Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në një zonë malore të fshatit Srriçe, në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, si dhe në afërsi të banesës 400 kubikë të kultivuar me fara të dyshuara narkotike canabis sativa. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Lexoni dhe kete

VIJON OPERACIONI PER KRIMET MJEDISORE NE LEZHE

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit …