Sunday , 17 December 2017
Breaking News

PUKE, ARRESTOHET PAS KONTROLLIT TE AUTOMJETIT. I SEKUESTROHET KANABIS

Policia ka arrestuar në flagrancë për lëndë narkotike 35 vjeçarin Aleks Ndreka, banues në fshatin Qafë Mali, Fushë Arrëz. Uniformat blu i kanë sekuestruar Sekuestrohet 1 kg e 260 gram lëndë narkotike Cannabis Sativa. Operacioni i arrestimit është bërë nga strukturat e Seksionit Kundër narkotikëve në D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për 35 vjeçarin.

Aleks Ndreka në Fushë Arrëz, në dalje të qytetit, u kap duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, me targë TR4414P ku gjatë kontrollit të ushtruar, në bagazhin e mjetit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale lënda narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”, neni 283/1 i Kodit Penal.

Lexoni dhe kete

MERR TJETËR RRJEDHË VRASJA E VËLLAIT TË ISH-DEPUTETIT TË LEZHËS

Merr nje rrjedhe tjeter vrasja e vellait te ish-deputetit socialist ne Lezhe, Arben Ndoka. Vrasja …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin