Breaking News

PUKE, I ARRESTUARI PER GRABITJE ARRATISET NGA KOMISARIATI

Një 20-vjeçar është arratisur nga dhoma e shoqërimit në komisariatin e Pukës. Emirjon Nikja ka mundur t’u ikë forcave të policisë në momentin kur po behej gati te transportohej për në paraburgimin e Shkodrës. Nikja ka qenë duke u nxjerrë nga dhomat e shoqërimit për tiu drejtuar automjetit të policisë që do ta transportonte drejt dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Shkodër. Në momentin që dy efektivët e policisë kanë qenë duke i vendosur prangat është konfrontuar fizikisht me ta dhe më pas ka arritur të dalë nga ambientet e komisariatit me shpejtësi.

Një patrullë është përpjekur ta ndjekë, por 20 vjeçari ka arritur të humbë gjurmë. Emirjon Nikja  ishte arrestuar nga policia me akuzën e grabitjes me dhunë. Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

Në lidhje me këtë ngjarje, menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje, në Komisariatin e Policisë Pukë. Po ashtu Drejtori i sherbimi i ceshtjeve te brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës. Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET NE PIKEN KUFITARE HANI – HOTIT NJE 32-VJEÇAR

Një 32 vjecar ka rënë në prangat e policisë pasi ka tentuar të kaloi ilegalisht …