Wednesday , 30 September 2020

PUKË/ I VURI ZJARRIN NJË ZONE TË PYLLËZUAR, ARRESTOHET 57-VJEÇARI

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Pukë, pasi është marrë njoftim në sallën e komandimit se kishte rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz, menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe si rezultat i veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi ne flagrancë i shtetasit K. G., 57 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi i ka vënë zjarrin një sipërfaqeje pylli, në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz dhe për pasojë zjarri ka përfshirë edhe banesën e shtetasit A. T. 48 vjeç, banues në fshatin Lumardhë, Bashkia Fushë Arrëz.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për banorët e zonave malore dhe për barinjtë që të tregojnë kujdes dhe të mos tentojnë të vënë zjarr në pyje e kullota, pasi do përballen me ligjin.

Gjithashtu, Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 129 apo në Komisariatin Dixhital çdo tentativë të zjarrvënies dhe çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I KERKUARI PER DROGE NE MIRDITE

Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit …