PUKE, RRITEN SIPERFAQET ME KANABIS!

Edhe kėtė vit malet e Pukės tė mbarsura gjatė fushatės elektorale po tregojne cdo ditė e me shumė se sa tė favorshme kanė qėnė pėr kiltivuesit qė ne shumicė pėr hirė tė sė vėrtetės mbesin tė paarrestuar teksa Policia mė shumė rėndėsi po tregon nė asgjesimin e qindra mijėra bimeve se nė arrestimet e kultivuesve. Nė aksionin anti kanabis s’fundmi Policia e Pukės ėshtė pėrqėndruar nė njė nga zonat mė tė rrėzikshme tė Pukės siē ėshtė Gjegjani. Deri tani blute e Pukės kanė arritur tė asgjesojnė 4 000 rrėnjė tė kultivuar nė parcela tė ndryshme.

Burime Policore bėjnė tė ditur se nė fshatin Mesul bimėt narkitike jane gjetur tė kultivuara dhe nė toka bujqėsore, njė tregues ky se kultivuesit i kanė shpallur sfidė tė hapur Shtetit. Nė Gjegjan tė Pukės tė gjithė shprehin keqardhje pėr dėmtimin e parcelave teksa larg kamerave tregojnė se kanabisi i mbjell ėshtė veē njė mėnyrė pėr tė jetuar pėrball harreses qė Shteti i ka bėrė kėtyre zonave.

Aksionet anti kanabis kėtė vit kanė treguar se kjo zonė mbetet ndėr mė tė favorshmet pėr kultivimin e bimės sė ndaluar, ndėrkohe qė blute e rrethit verior punojne me nga 12 orė ēdo ditė pėrkundėr faktit se nuk paguhen me orė shtesė edhe pse ecin me nga 4 deri nė 8 orė nė kėmbė nė thellėsit e maleve tė Pukės duke rrezikuar shpesh dhe nga kurthet me tė cilat kultivuesit kanė rrethuar parcelat

Lexoni dhe kete

NDAHET NGA JETA DEPUTETI BASHKIM FINO

NjĆ« lajm i hidhur pĆ«r skenĆ«n politike shqiptare. ƋshtĆ« ndarĆ« nga jeta nĆ« moshĆ«n 58-vjeƧare …