Friday , 15 December 2017

PUKE, TE SHTENA GJATE NATES, ARRESTOHET NIKOLL PRENDI

Qyteti I Pukes eshte terrorizuar nga te shtenat me arme mesnaten e se premtes. Rreth orës 00.35, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, ka mbrritur një telefonatë se në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan, ka të shtëna me armë zjarri.Menjëherë në vendngjarje janë nisur forcat e Komisariatit Policisë Pukë, ku kanë konstatuar se në oborrin e banesës së tij shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër.Shërbimet e Policisë Pukë pasi kanë vlerësuar situatën, kanë kërkuar ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër, për ndërhyrje, ku deri në mbërritjen e tyre është mbajtur në vëzhgim të pandërprerë banesa dhe personi.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbrritur menjëherë ku kanë bërë rrethiminnë një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët.Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.Rreth orës 07:15, në kushtet e ndricimit të plotë është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:Nikoll Prendi, 66 vjeç, banues në Shkozë, Pukë.Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, gëzhoja, një armë zjarri kallashnikov dhe dy arka me rreth 1400 fishekë luftarakë.Materialet do ti kalojnë Prokurorisё Pranё Gjykatёs së Shkallёs së Parё Pukë për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lexoni dhe kete

TRAFIKONIN 45 KG MARIJUANË, NË PRANGA DY SHQIPTARË

Policia italiane ka arrestuar në flagrancë 3 persona, dy shqiptarë e një italian, me akuzën …

Abonohu per lajmet e fundit
Thanks for signing up. You must confirm your email address before we can send you. Please check your email and follow the instructions.
Abonohu sot per lajmet me te fundit !
×
×
WordPress Popup Plugin