Sunday , 8 December 2019

PULAT E NGORDHURA PUSHTOJNE LUMIN BUNA

Bregu I lumit Buna për rreth 3 km nga grykderdhja e deri në fshatin Reç në pjesën e Malit të Zi është I mbushur me pula dhe kafshë të ngordhura. Pala malazeze akuzon se e pulat dhe kafshëve të ngordhura është nga Shqipëria. Për të parë nga afër situatën e krijuar kanë dalë edhe përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe të Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në qeverinë e Malit të Zi.

Drejtoresha e Drejtorisë së sigurisë ushqimore dhe veterinarisë në Mal të Zi Vesna Dakoviq shprehet se është e qartë se ky është një problem ndërkufitar për faktin se në pjesën e Malit të Zi në një territory të gjërë nuk ka ferma kafshësh e as pulari.

“Ka një javë që unë kam marrë njoftim nga qytetarë të përgjegjëshëm, se ka pula të ngordhura të paketuara në qese plasmasi dhe notojnë nëpër lumin Buna. Para një jave ne kemi vepruar në bazë të informacionit të marrë, inspektori I jonë ka dal në terren dhe ka kryer marrë kampionët për të kryer analizat. Dje është rishfaqur edhe një herë ky shqetësim. Unë kam marr informacion nga një banorë I zonës, që sërish janë shfaqur qeset e reja të plasmasit me pula të ngordhura. Problemi është se ne pasi kemi patrulluar nëpër lumin Buna në pjesën e sipërme, ka një numër të madh të qeseve me pula të ngordhura. Të cila janë hedhur në rrjedhen e lumit, dhe janë ndaluar në ato gji ku uji nuk rrjedh. Por me rritjen e nivelit të ujit dhe të rrjedhës të gjitha do përfundojnë në detë. Mund të them se këtë herë ne kemi pasur fat. Është e qartë se problem është I natyres ndërkufitare. Rezultate laboratorike të disa kampionëve tregojnë se pulat nuk kanë qenë të infektuara me ndonjë sëmundje që mund të transmetohet tek njerëzit, por është salmonelë e izoluar, e cila ka ndikim tek shependët, sic duket është edhe shkaku kryesor I ngordhjes së pulave. Si një vënd I rajonit me aspirate për anëtarësim në BE, që nënkupton miratimin dhe rrespektimin e standartëve në të gjitha fushat, për fat të keq jemi dëshmitarë të një situate, ku kafshët e ngordhura hidhen në lumë.”

Vesna Knezheviq, banore e zonës shprehet, se jemi me fat që kjo nuk ndodhi gjatë sezonit turistik, pasi turistët cfar do shihnin, pastaj edhe kultura e jonë si vend turistik do vihej në pikëpyetje.

“Është fat I madh që nuk ka ndodhur gjatë sezonit turistik, sepse do na dëmtonte shumë. Në vend të një panorama të mrrekullueshme do I ofronim turistëve këtë. Kjo është një katastrofë ekologjike.Kjo është detyrë e gjithë ne që fillimisht të pastrojmë oborret tona e pastaj të mos hedhim mbeturniat në lum siç ka ndodh.”

Nga Komuna e Ulqinit pavarësisht përpjekjeve mungojnë mjetet kryesisht varka për të bërë të mundur pastrimin e bregut nga mbetjet e pulave të ngordhura dhe kafshëve.

“Kemi njoftuar edhe ndërmarrjen Komunale pasi është përgjegjëse për pastrimin e territorit të Komunës Ulqin, por nuk kanë mjete dhe varka të përshtatëshme për pastrimin e lumit. Edhe ndaj personave që posedojnë varka kemi bërë thirrje por kemi hasur në refuzimin e tyre. Ne kemi marrë kontakte edhe me shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtim nga Podgorica që të ndihmojnë në pastrimin e lumit nga pulat dhe kafshët e ngordhura.”

Aksioni I pastrimit të lumit Buna po kryhet nga Njësia e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, dhe zgjas disa ditë. Kjo është hera e dytë që brenda pak ditëve në grykëderdhje të lumit Buna shfaqen pula të ngordhura të mbështjella me qese plasmasi. Nga sa mësohet Qeveria e Malit të Zi gjatë këtij viti për shkak të ndotjes së Lumit Buna I ka dërguar notë proteste qeverisë së shqipërise disa muaj më parë, si shkak I derdhjes së ujërave të zeza në lum.

Lexoni dhe kete

NXENESIT E AKOMODUAR NE SHENGJIN NISIN SHKOLLEN

Në shkollën 9-vjeçare “At Zef Pllumi” në Shëngjin numri i nxënësve është dyfishuar. Fëmijet e …