“PULTI N’FESTE”, AKTIVITETI I RRADHES I BASHKISE SHKODER

Bashkia Shkodër ka nisur organizimin e një tjetër aktiviteti të titulluar “Pulti n’Fest”. Një aktivitet që ky institucion do e organizojë çdo vit. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi zgjodhi Gjurat e Planit, aty ku ngrihet memoriali i Dëshmorëve të Dukagjinit, rënë në luftë me pushtuesit malazez në vitin 1915 për të vënë kurora me lule dhe për të bërë homazhe. Ndërkohë, në fjalën e saj, Ademi shprehu vlerësime për këtë zonë, për njerëzit e mrekullueshëm, mikpritjen e spikatur, traditat e burrërisë dhe besës që u ruajtën dhe po përcillen brez pas brezi.

Këngë trimërie për dëshmorët por edhe “Gjama e burrave”- një ritual ky që vjen nga thellësitë e shekujve, krijuan emocione të forta për të gjithë të pranishmit në programin artistik. Gjithashtu, panairi i produkteve të zonës, i artizanatit dhe kulinarisë njohu të pranishmit me traditat e Pultit.

Lexoni dhe kete

“PER ÇDO SHKELJE TE SUBJEKTEVE, QYTETARET TI DREJTOHEN AKU-se”

Ankesat e qytetarëve ndaj subjekteve të ndryshme në drejtim të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Shkodër …