Breaking News

PUNA PER PASTRIMIN E TERRITORIT NGA RESHJET E DEBORES

Administrata e Bashkisë së Shkodrës dhe e ndërmarrjeve të varësisë, vazhdojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e dëborës nga rrugët dhe trotuaret e qytetit.

Në një vëzhgim në rrugët kryesore të qytetit, konstatohet se ata janë plotësisht në funksionim për mjetet motorike dhe këmbësoret.

Ditën e sotme, sipas planit të veprimit, është parashikuar:

  • Pastrimi i oborreve të spitaleve ku është angazhuar një fadromë për largimin e dëborës.
  • Pastrimi i Tregut të Zdrales dhe sheshit.
  • Pastrimi i hyrjes, shesheve dhe rrugëve në shkollat e qytetit si “Oso Kuka”, “Xheladin Fishta”, “Ndre Mjeda”
  • Është pastruar sërish rruga e Policisë, e cila ka një densitet shumë të lartë lëvizjeje.
  • Paralelisht, me fadroma dhe forca punëtore po pastrohet në aksin rruga “Lodovik Saraçi”- Truma e Dugajëve të Reja, rruga nga Katedralja në drejtim të Dugajëve të Reja.
  • Ndërkohë, në vijimësi do të ndërhyhet në Tophanë, Kiras, Zooteknike, hyrja e ish- Divizionit, rruga e Koplikëve, rruga “Justin Godart, Kryqëzimi i ish- Degës drejt Shkollës Pyjore, rruga nga Katedralja- Dugajët e Reja- sheshi “Nënë Tereza”- Bashkia Shkodër.
  • Gjatë orëve të fundit, qytetarë të ndryshëm apo familje janë ndihmuar për raste të sëmurësh apo funeralesh. Duke parë situatën, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka kërkuar që edhe në fundjavë, e gjithë administrata dhe ndërmarrjet e varësisë të vazhdojnë punën duke qenë në gatishmëri të plotë.

Lexoni dhe kete

GJAKMARRJA, 50 TE VRARE DHE 130 TE PLAGOSUR NE 2018

Organizata “Operazione Colomba” organizoi këtë të premte aktivitetin e radhës ndërgjegjësues në luftën kundër gjakmarrjes …