Friday , 22 October 2021

PUNIME ARTIZANALE ME MBETJE

Nga dëshira për të mbrojtur mjedisin si ekspert turizmi mësoi dhe një zanat. Erjon Elmazi nga Lezha grumbullon mbetje të ndryshme, vazo, tela apo dhe copa drurësh dhe me to realizon abazhurë. Ai nuk ka pasur fare njohuri për punimet artizanale, por mësoi duke eksploruar në internet.

Edhe për elektricitetin kishte pak njohuri, ndërsa për përpunimin e druri nuk dinte asgjë. Madje pranon se fillimisht dështoi. Kaloi vështirësitë dhe ja doli të bëjë abazhurë. Për punimet e para u inkurajua nga miqtë e tij. Ata i pëlqyen dhe Elmazaj e vazhdoi këtë zanat.

Elmazi ka marrë pjesë edhe në panaire, teksa plehrat e shndërrua në abazhurë kanë tërhequr vëmendjen e vizitorëve.

Turizmi nuk ka kuptim pa artizanët. Ndaj Erjon Elmazi ka vendosur që të prodhojë sa më shumë objekte të vlefshme. Kjo jo vetëm për të kontribuar në pastrimin e mjedisit por dhe për shkak të interesit të turistëve që dëshirojnë të marrin me vetë nga Lezha për kujtim një objekt të veçantë.

Lexoni dhe kete

SHKODËR, 20 VIKTIMA NË 2 VITET E FUNDIT TË TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE

Trafikimi i qënieve njerëzore vijon të jetë një fenomen shumë i përhapur në shoqërinë shqiptare. …