Monday , 25 October 2021

PUNIME NE “SHESHIN 2 PRILLI” TE SHKODRES

Ne kuader te 25-vjetorit te demonstrates se 2 Prillit te vitit 1991, kane nisur punimet ne sheshin qe mbane emrin e kesaj ngjarje te shenuar. Eshte Bashkia ajo qe ka nderhyre ne restaurimin e pllakave te ketij sheshi, qe ndodhet ne qender te qytetit te Shkodres.

Punimet kane nisur paraditen e kesaj te merkure dhe ashtu sic shihet edhe ne pamje rreth 4-5 punetore po punojne per rregullimin e plote te ketij sheshi. Edhe pse jane vetem tre dite nga data e ketij 25-vjetori, punetoret shprehen jashte kamerave se punimet do te kryhen brenda ketyre dy diteve. Nderkohe me pare ka pasur dhunim te memorialit te deshmoreve te 2 Prillit, ku pllaka te memorialit jane shkulur dhe thyer, madje edhe grimcuar, por 25-vjetori do ta gjeje kete shesh te rikonstruktuar.

Sheshi 2 Prilli perkujton ngjarjen e 2 prillit te vitit 1991 ne qytetin e Shkodres, ku nisi nje proteste e qytetareve kunder komunizmit. Ne valen e kesaj demonstrate anti-komuniste u vrane pabesisht kater deshmoret Arben Broci, Besnik Ceka, Bujar Bishanaku dhe Nazmi Kryeziu, ndersa u plagosen rreth 30 te tjere. Por, ende nuk ka nje proces te drejtesise shqiptare per kete ngjarje.

Lexoni dhe kete

SHKODĂ‹R, 20 VIKTIMA NĂ‹ 2 VITET E FUNDIT TĂ‹ TRAFIKIMIT TĂ‹ QĂ‹NIEVE NJERĂ‹ZORE

Trafikimi i qĂ«nieve njerĂ«zore vijon tĂ« jetĂ« njĂ« fenomen shumĂ« i pĂ«rhapur nĂ« shoqĂ«rinĂ« shqiptare. …