Saturday , 18 January 2020
Breaking News

PUNIMET NE RRUGEN E LAGJES LUGOCESME

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në rrugën e lagjes Lugocesme. Një investim ky i Bashkisë Shkodër me vlerë 437 milion lekë, i cili ka një impakt në përmirësimin e standarteve të jetesës së një prej lagjeve më të vjetra të Shkodrës. Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi në fjalën e saj është shprehur se ky investim shkon në shërbim të këtyre banorëve të cilët prej 28 vitesh nuk kishin asnjë investim, ndërkohë që tashmë ky premtim i dhënë kthehet në realitet.

Ndërkohë, banorët e zonës kanë falenderuar Kryetaren e Bashkisë, për këtë investim që i jep jetë kësaj zone.

Në rrugën me gjatësi 800 metër linear, projekti parashikon një sërë ndërhyrjesh.

Lexoni dhe kete

BIBLIOTEKA ”MARIN BARLETI” VLERE E KULTURES KOMBETARE

Në biblioteken “Marin Barleti” të Shkodrës ndodhetn rreth 250 mijë libra ose rreth 80 mijë …