Monday , 23 September 2019

PUNIMET NE RRUGEN E LUGUÇESMES

Punimet në rrugën e Luguçesmes në qytetin e Shkodrës, por shkojnë drejt fundit. Aktualisht është hedhur shtresa e parë e asfaltit, ndërsa më pas do të vazhdohet me shtresën e dytë asfaltike ose tapetin për të përfunduar me sinjalistikën, ndërkohë që ka përfunduar edhe vendosja e ndriçimit në gjithë gjatësinë e saj. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka thënë se investimi në këtë rrugë ishte i domosdoshëm. Pasi na u refuzua mbështetja financiare nga agjensitë qeveritare ku ne aplikuam, vendosëm ta financojmë me të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës theksoi Ademi.

Me të gjitha ndërhyrjet në projekt, vlera totale e investimit arrin në rreth 500 milion lekë në këtë zonë. Nga ana tjetër, në përgjigje të kërkesave të banorëve, kryebashkiakja Ademi ka thënë se do të ndërhyhet edhe në atë pjesë të kësaj rruge, ku projekti nuk i parashikon.

Lexoni dhe kete

TERMETI, DEME NE QARKUN E LEZHES

Termeti i një ditë më parë ka sjellë dëme na qarkun e Lezhës. Sipas raportimeve …