Punimet për sistemim- asfaltimin e rrugës së varrezave në Berdicë të Mesme të Njësisë Berdicë, po shkojnë drejt përfundimit të plotë.
Me përfundimin e fazës së parë, ka përfunduar edhe projekti për sistemim asfaltimin në gjithë gjatësinë e rrugës, duke lehtësuar aksesin për banorët.
Ky është një investim publik me vlerë 6.7 mln lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë Shkodër.