Saturday , 8 August 2020

PUNIMET NË RRUGËN “ZEF KAKARRIQI”

Brenda pak ditëve, rikonstruksioni i rrugës “Zef Kakarriq” në lagjen nr. 5 të qytetit të Shkodrës përfundon. Ditën e sotme, ka nisur hedhja e shtresave të asfaltit, pasi kanë përfunduar punimet në infrastrukturën nëntokësore. Pas më shumë se 30 vitesh, rikonstruksioni i kësaj rruge u bë i mundur nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se investimet vijnë edhe falë ndihmës së banorëve.

Si në të gjitha ndërhyrjet e tjera këto 4 vitet e fundit, projekti i zbatuar ishte i plotë me kanalizimet e ujrave të bardha, e ujrave të zeza, ndriçim dhe sinjalistikë horizontale e vertikale.

Lexoni dhe kete

1 JAVË PAS VOTIMEVE, BEKTESHI “KUJTOHET” PËR ZGJEDHJET NË USH

Rreth 1 javë pas përfundimit të zgjedhjeve dhe shpalljes së rezultatit përfundimtar të votimeve, ish-rektori …