Tuesday , 25 February 2020
Breaking News

PUNIMET NË SHIROKË DHE KOMPENSIMET E PRONARËVE NË RRUGËN SHKODËR–VELIPOJË

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës në Bashkinë e Shkodrës. Në takime me banorë të zonës dhe qytetarë që kanë aktivitetin e bisnesit në këtë zonë turistike, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, ka adresuar tek përfaqësuesit e FSHZH-së problematikat e evidentuara gjatë punimeve të zbatimit. Theksi është vënë në krijimin e lehtësive maksimale për bisneset në qendrën e Shirokës, duke patur si prioritet shfrytëzimin e hapësirave nga qytetarët dhe këmbësorët që frekuentojnë këtë zonë. Gjatë bashkëbisedimit dhe inspektimit të punimeve, janë konstatuar dhe adresuar për zgjidhje çështje konkrete për çdo bisnes në qendrën e Shirokës.

Gjithashtu, duket se këmbëngulja e Bashkisë së Shkodrës për çështjen e kompensimit të pronarëve të tokës ku kalon rruga Shkodër- Velipojë, ka dhënë rezultat. Fondi për kompensimin e pronarëve është alokuar dhe paralelisht me këtë proces, do të rinisë edhe puna për ndërtimin e rrugës. Bashkia e Shkodrës do të ndihmojë dhe asistojë banorët në përpilimin e saktë të dokumentacionit për të mundësuar marrjen e kompensimit monetar. Për këtë qëllim, në prani edhe të përfaqësuesve të FSHZH-së, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka zhvilluar një takim me administratën e NjA Berdicë dhe banorë të zonës.

Lexoni dhe kete

KORONAVIRUSI, NË SHQIPËRI SITUATA E QETË

Drejtuesja e departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka dalë këtë …