PUNONJËSE TË FASONERISË NË SHKODËR NË PROTESTË

Më shumë se 300 punonjëse të një fasonerie në Shkodër kanë protestuar këtë të marte para Zyrës Rajonale të Punës në Shkodër. Ato kanë marrë pagën e luftës prej 40 mijë lekësh të reja, por kërkojnë edhe asistencën, pasi kanë dalë si të papunë.

Nga ana tjetër, drejtorja e Zyrës së Punës Shkodër, Rozafa Zmijani, sqaroi punonjësit se ka kontaktuar me drejtorinë e përgjithshme të tatimeve dhe ministrinë e Financave.

Situata e pandemisë ka sjellë problematika me pagat e luftës dhe papunësisë, kryesisht tek biznesi fason.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E BREGDETIT TE KUNES NE SHENGJIN

Çdo vere në 3 vitet e fundit Plazhi i Kunës në Shëngjin ka qenë thuajse …