Thursday , 22 February 2018

PUNONJËSIT E KOMPANISË “ALCABLE”, TAKIM NË BASHKINË SHKODËR

Punonjësit e kompanisë “Alcable” ose ish-uzina e telave në qytetin e Shkodrës nuk po marrin një zgjidhje përsa i përket pagave të pa marra nga ana e tyre. Për këtë, kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka pritur me kërkesën e tyre një përfaqësi të punonjësve dhe sindikatës së Kompanisë “Alcable”.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryebashkiakes Ademi ku përfaqësia e punonjësve e informoi për problematikën me të cilën ata përballen. 33 punonjës prej dy muajsh janë të papunë pasi që Inspektoriati i Punës ka mbyllur aktivitetin e kompanisë, e cila rezulton debitore ndaj punonjësve por edhe shtetit. Punonjësit nuk janë paguar prej 8 muajsh dhe nuk janë derdhur as sigurimet shoqërore përkatëse prej 7 muajsh. Përfaqësuesit kanë informuar Ademin për premtimet e dhëna e të pambajtura nga zyrtarë të dy ministrive që kanë në varësi dyfishe koncensionin shtetëror të “Alcable”.

Premtimi më i fundit dhe i pambajtur ka të bëjë me mosmarrjen në administrim shtetëror të ndërmarrjes me datë 8 janar, gjë që nuk ka ndodhur deri tani. Duke i kërkuar mbështetje në zgjidhjen e problemeve të tyre, ata infomuan se aktualisht ndërmarrja është në mëshirë të fatit, punonjësit nuk mund të hyjnë brenda saj dhe vetëm disa punonjës vazhdojnë akoma të ruajnë objektin pa pagesë dhe në kushtet e mungesës së plotë të energjisë elektrike. Ndërkohë, nga ana e saj kryebashkiakja Ademi e ka konsideruar të drejtë shqetësimin e tyre. Ajo i ka garantuar për mbështetje të gjithanshme në aspektin judirik dhe të marrjes së informacionit të nevojshëm për përshpejtimin e zgjidhjes së problemit.

Lexoni dhe kete

REFORMA E UJIT, SENSIBILIZOHEN QYTETARET NE LEZHE

Reforma e qeverisë për ujin ka sjellë sensibilizim të qytetareve në Lezhë për të shlyer …