“PUSHO SHQIP” KETE VIT

“Pusho shqip” është motoja e këtij sezoni turistik të pazakontë, ku pandemia e koronavirusit detyron turizmin patriotik. Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës bënë bashkë në Shëngjin përfaqësues të dy qeverive dhe autoritete lokale te të dyja vendeve.

Rekomandimi është i thjeshtë: Pushimet e verës në Shqipëri dhe ato të dimrit në Kosovë.

Për ministrin e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, veç njohjes së bukurive të dy vendeve, ky sezon do të jetë edhe vlerësim për biznesin shqiptar që ka investuar qindra milionë euro në këtë sektor.

Bregdeti shqiptar, kryesisht Shëngjini, mbetet një prej destinacioneve kryesore të shqiptarëve të Kosovës për pushime dhe hapja e kufijve është reflektuar menjeherë me shtimin e numrit të pushuesve.

Lexoni dhe kete

LAÇI VIJON TE MBETET PA SPITAL

Këto janë pamjet e shembjes së spitalit te Laçit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit. …