QAFARENA: MË VJEN KEQ PËR GJENDJEN E VLLAZNISË NË VOLEJBOLL

Prej një muaji Nikolin Qafarena ka kaluar në kampionatin kosovar të volejbollit duke qenë pjesë e ekipit të Pejës tashmë. Në një prononcim të dhënë për mediat në Shkodër, ai është shprehur i kënaqur me këtë lëvizje të bërë e cila është e para për të jashtë Shqipërisë dhe ka deklaruar se synon fitimin e titullit kampion edhe me ekipin e tij të ri.

Nga ana tjetër, Qafarena në prononcimin e tij ka shprehur edhe keqardhjen për momentin jo të mirë që po kalon aktualisht.

Në këtë mënyrë, vetëm brenda pak muajve, nga Vllaznia kampione në fuqi e vendit, u larguan dy vëllezërit Qafarena, Antoni për në Gjermani dhe Nikolin në Kosovë dhe këto dy largime padyshim që po japin ndikimin e vet edhe tek rezultatet e ekipit shkodran në kampionat.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA NË PRAG TË NJË REFORME, SKUADRA DO RINOVOHET

Tek Vllaznia ka nisur të flitet prej ditësh për largime futbollistësh. Pas Kalajës edhe Çinarit …