Wednesday , 20 June 2018

QARKU I LEZHES ZBARDHET NGA DEBORA

Edhe qarku i Lezhës është përfshire nga reshjet e dëbores, ndërsa intensiteti me i lartë i tyre ka qenë ën zonen e Mirditës.Për herë të parë pas 8 vitesh dëbora ka zbardhur edhe qytetin e Lezhës dhe zonat përreth.Reshjet kanë rënë gjatë natës si pasojë e uljes së ndjeshme të temperaturave, ndërsa probleme janë krijuar vetem në Njesinë Administrative të Ungrejt.Sipas raportimeve segmenti rrugor Kallmet-Ungrej është bllokuar përshkak të prezences së dëbores dhe akullit, ndërkohe që dhe lëvizja në rruget e fshtave të kësaj njesie është mjaft e vështire.

Debora e rënë në Mirditë në disa zona të thella ka arritur deri në 30 cm, duke sjellë probleme në lëvizje.Sipas të dhënave në Rrugën e Kombit punojne 8 borepastruese dhe rruga është e kalueshme pa zinxhir.Prezence dëbore ka deri në afërsi të Rubikut, ndërsa nga Fani deri në tunelin e Thirrës trashësia ka arritur deri në 20 cm.Gjatë gjithë kohes në rrugen e kombit po hidhet kripë për të eliminuar ngricat, pasi temperaturat gjatë natës kanë arritur deri -8 gradë celsus.

Rrugat e fshatrave në Njesitë Selitë, Fan dhe Orosh në Mirditë janë të kalueshme me veshtirese përshkak të prezences së dobëres.Bashkia Mirditë ka angazhuar disa mjete për pastrimin e dëbores në rruget e këtyre fshatrave.Gjatë mëgjesit të së reshjet e dëbores janë ndërprere në Qarkun e Lezhës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshem nga emergjencat civile.

Lexoni dhe kete

SIGURIA NE ZONAT TURISTIKE GJATE SEZONIT TE VERES

Për të menaxhuar sigurinë në zonat turistike, Policia e Shkodrës ka angazhuar 131 punonjës policie …