QARKU SHKODER, SITUATA E DEBORES NE ZONAT MALORE

Vijojne reshjet e debores ne zonat malore te Qarkut Shkoder. Si pasojë ne aksin Qafe Thore-Theth ka 50 cm debore, rreshqitje guresh dhe dherash dhe dalje te perrenjve ne rruge. Aksi Shkoder-Breg Lumi ne vendin e quajtur Mali Shoshit ka rreth 30 cm debore  i kalueshem vetem me zingjire. Theth-Bregu I Lumit eshte I bllokuar dhe ka rreth 20 cm debore, rreshqitje dheu dhe guresh. Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njesive Shosh, Shale, Theth dhe Pult, sepse ka keputje te linjave nga era. Ne Njesine Administrative Pult eshte demtuar plotesisht Ura prej druri qe lidh fshatrat Mgulle dhe Pog. Ne aksin rrugor Gropat e Selces-Vermosh eshte I kalueshem me zinxhire dhe ka rreth 50cm deborem, nderkohe po punon një borëpasatruese për ta mbajtur hapur kete aks.

Nderkohe, aksi rrugor Qafë Qelë – Fushë-Arrëz , aksi rrugor Hadroj – Qafë-Benë nuk kane probleme as renie debore mirembajtesit janë në gatishmeri në rast rënie gurësh ,dherash,etj. Ne Bashkine Fushe-Arrez, shkolla 9- vjeçare dhe e mesme e fshatit Iballe dhe 9-vjecare e Fierzes jane jashtë funksionit.  Janë dëmtuar edhe disa ura këmbësore, si në fshatrat Berishë Vendi, Berishë Vogel, Levoshë-Ludricë të Njësisë Administrative Iballë, dy ura këmbësore në fshatin Sakatë, Njesia Administrative Blerim. Rruga Levoshe-Ludric e Njësisë Iballë është e pa kalueshme pasi është demtuar ura dhe ka rreshqitur një segment prej 50 m i kësaj rruge. Është dëmtuar kanali ujitës i fshatit Mezi, kanali ujitës i fshatit Arstë dhe kanali vaditës i fshatit Fierzë Nj. A Fierzë.

Në të gjitha rrugët rurale të Nj.A të Bashkisë ka gërryrje dhe rënie inertesh. Nderkohe mesohet se një grup pune i kryesuar nga Prefekti i Qarkut Shkoder është nisur në bashkisë Fushë Arrëz për të verifikuar problematikat e listuara më sipër.

Lexoni dhe kete

URIMET DHE VIZITAT PER FESTEN E FITER BAJRAMIT

Mbarësi dhe më shumë paqe e dashuri në familje. Ky ka qenë urimi kryesor i …