QARKULLON ME ARMË ZJARRI NË AUTOMJET, ARRESTOHET

Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kane arrestuar në flagrancë shtetasin Ajden Çekorja 23 vjeç banues në lagjen Guerile ne Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Benz” me targë AA662DH, poshtë sediljes së shoferit, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë “Zastava” me 8 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Lexoni dhe kete

LEZHE, PREMTONTE VIZA AMERIKANE, ARRESTOHET MASHTRUESJA

Një 48 vjeçare nga Lezha është arrestuar nga policia për mashtrim.Sipas policisë në pranga ka …