Wednesday , 21 February 2018

QARKULLON NË GJËNDJE TË DEHUR NË QYTET ARRESTOHET NË FLAGRANCË NGA POLICIA RRUGORE

SHKODËR

QARKULLON NË GJËNDJE TË DEHUR NË QYTET ARRESTOHET NË FLAGRANCË NGA POLICIA RRUGORE

Më datë 04.01.2018, nga shërbimet e policisë rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi:Indrit Halili, 38 vjeç, banues në Shkodër, Arrestimi tij u bë pasi në rrugën “Shkodër – Shirok” në vendin e quajtur ura Bunës e vjetër, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur në masën 0.76 mg/l, mjetin tip “Nisan”, me targë AA268MV.Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Gjithashtu nga policia Rrugore në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore janë marrë masa si mëposhtë:Janë pezulluar 11 leje drejtimi për tejkalim të normave të shpejtësisë si dhe janë vendosur 123 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Nga sherbimet e policisë Rrugore do të organizohen shërbime të ndryshme për kontrollin e zbatimit të normave të sjelljes në rrugë me zbatim të legjislacionit rrugor me qellim parandalimin e aksidenteve dhe normalizimin e rrjedhshmërise së trafikut rrugor.

Lexoni dhe kete

OPERACIONI “GOES ON”, POLICIA E LEZHES ARRESTON 2 PERSONA, IU GJETEN 3 MINA

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë …