Wednesday , 27 June 2018

QARKULLONTE ME ARME ZJARRI, ARRESTOHET 32-VJEÇARI

Një 32 vjecari nga Shkodra është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë. Në zbatim të plan masava të marra me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë se jetës në qytet policia ka vijuar kontrollet e territorit si dhe ndaj shtetasve të ndryshëm për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Nga strukturat e D. V. P. Shkodër, u arrestua në flagrancë shtetasi: Arsen Ohri, 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa” Shkodër. Ky shtetas u arrestua në flagrancë pasi në lagjen “Qemal Stafa” Shkoder gjatë kontrollit të ushtruar ju gjet në një çantë, dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip “TT” pistoletë me 5 fishekë. Materiale hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Lexoni dhe kete

VJEDHJET SHQETESIM NE FSHATRAT E LEZHES

Vjedhjet gjate nates po kthehen ne nje shqetesim ne Lezhe. Hajdutet e bagetive po veprojne …