QELLOHET ME BRESHERI KALLASHNIKOVI AUTOVETURA

Nje automjet eshte gjetur i qelluar me bresheri plumbash mengjesin e sotem anes te superstrades Lezhe -Milot. Ngjarja eshte regjistruar ne afersi te kryqezimit te Shenkollit rreth ores 5 te mengjesit, ndersa nuk ka te raportuar per viktima apo te plagosur. Autovetura tip Golf 4 me targa gjermane eshte e ndaluar ne ane te rruges dhe ngjitur me disa biznese te zones, ndersa duket qarte se plumbat e kane pershkuar ne te gjitha anet e saj. Ende nuk dihen motivet apo autoret e mundshem te kesaj ngjarje dhe as pronari i mjetit qe eshte qelluar.

Ekspertet e policise te mberritur ne vendngjarje kane bere te ditur se brenda mjetit nuk ka njolla gjaku, cka e ben akoma me te mistershme percaktimin e asaj se cfare ka ndodhur realisht. Blute kane dyshime te forta se mjeti eshte braktisur pikerisht ne kete zone, ndaj edhe nisi krehjen e saj kryesisht per te pare nese do te kete shenja qe do te dergonin ne idenfitikimin e autoreve. Policia nuk ka mundur ende te identifikoje poseduesin e mjetit i cili do te jepte edhe te dhena te rendesishme per ngjarjen.

Autovetura qe u gjet e qelluar me bresheri plumbash ne superstrade ka qene duke levizur ne drejtim te Lezhes, dhe ka dyshime te forta per nje ndjekje te mundshme te ketij Golfi nga nje tjeter mjet. Sipas bluve te Lezhes, autovetura qe u gjet e qelluar me bresheri plumbash mund te jete braktisur nga poseduesi per tiu shmangur nje atentati te mundshem. Ende nuk ka asnje qendrim zyrtar te policise per ngjarjen, e cila ka derguar ne terren forca te shumta per te pyetur dhe kontrolluar ne zone.

Lexoni dhe kete

LEZHE, SEKUESTROHEN 95 KG DROGE DHE 11 MIJE EURO

Policia e Lezhës ka goditur një rast tentativë për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar …