Breaking News

QËLLOI ME ARMË ZJARRI NË AJËR, ARRESTOHET 17-VJEÇARI NGA FSHATI BARDHAJ

Më datë 17.02.2018, rreth orës 14:50, ka ardhur një telefonatë se në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit, ka të shtëna me armë.

Menjëherë janë nisur forca të shumta të Policisë, ku falë veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 17 vjeç.

Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit Automatik model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17 – vjeçari.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 7 gëzhoja. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.

Lexoni dhe kete

VRAU BURRIN NE MILOT, GRUAJA SHPERTHEN NE LOT NE GJYKATE

Gjykata e Kurbinit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” per Violeta Donajn, gruan …