Saturday , 27 November 2021

QELLOI ME BRESHERI AUTOMATIKU, ARRESTOHET 14-VJEÇARI

Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajer.

Sipas bluve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Lexoni dhe kete

ZBARDHET KONFLIKTI MES DY FQINJEVE NE RRILE TE LEZHES

Policia ka zbardhur konfliktin e ndodhur 1 ditë më parë mes dy fqinjeve në fshatin …