Sunday , 19 September 2021

QELLON ME ARME NE AJER, ARRESTOHET NGA POLICIA

Policia e Lezhës ka arrestuar në flagrnacë një 49-vjeçar, pasi ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e baneses së tijë në fshatin Raboshtë. Në prangat e policisë ka rënë shtetësi me iniciale A. P., ndërsa gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë zjarri automatike ( automatik model MP-40 dhe Pushkë model 63), 35 fishekë, si dhe një granatë dore ofensive, që u sekuestruan nga policia.

Sipas policisë nën efektin e alkolit 49-vjeçari në oborrin e banesës së tij ka qëlluar me armë zjarri në ajër disa herë. Materialet procedurale në ngarkim të tijë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lexoni dhe kete

DËMTOHET RËNDË NË PUNË NJË 43-VJEÇAR NË LAÇ

Një 43-vjeçar nga Lushnja mbeti i plagosur rëndë, pasi u aksidentua ne punë. Ngjarja ndodhi …