Wednesday , 20 June 2018

QELLUAN ME ARME, BURG PER DY NGA TRE TE ARRESTUARIT

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për kushërinjtë Alban dhe Ernis Lika, ndërsa për Arbër Likën vendosi “arrest shtëpie”.Tre kushërinjtë e rrestuar se kanë qëlluar me automatik natën e ndërrimit të viteve në Sanxhak të Kurbinit dolën sot para togave të zeza për vlersimin e mases së sigurisë.Seanca në ngarkim të tyre u u realizua me dyer të mbyllura, ndërsa sipas burimeve ata kanë pranuar se kanë qëlluar me armë zjarri për të fëstuar naten e ndërrimit të viteve.

Gjykata e ka konsideruar të ligjshem ndalimin e kusherinjeve Lika, ndërsa ndaj tyre rendon vetem akuza “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, pasi ende nuk është vertetuar nëse 16-vjeçari që humbi jeten në Sanxhak është goditur nga plumbi i armes me të cilen kanë qëlluar tre kusherinjte Lika.Në ambjentet jashtë gjyaktes kanë qenë të pranishme familjare dhe të afërm të të ndalurave të cilët kanë deklaruar se të rinjtë po festonin dhe nuk kanë lidhje me vrajsen e Klejdi Gjetës.

Madje ata nuk fshehin indinjatën me policinë dhe mediat të cilat sipas tyre i kanë bërë të nënkuptohen se ata janë autoret e vrasjes së 16-vjeçarit.Gjithsesi plumbi i gjetur në koken e viktimes po analizohet për të parë nëse ka dale nga kallashnikovi me të cilën kanë qëlluar tre të rinjtë e arrestuar më 2 janar 2018.

Lexoni dhe kete

60-VJEÇARI SHKODRAN U MENDUA SE VDIQ PER SHKAQE NATYRALE, POR E VERTETA ESHTE TJETER

Mehdi Kavaja rreth 60 vjec eshte gjetur pa shenja jete ne punishten e tij ne …