QELLUAN ME ARME, TRE NE PRANGA NE KURBIN

Tre përsona janë arrestuar nga policia e Kurbinit, pas publikimit të një video në rrjetet sociale ku shfaqeshin, duke qëlluar me armë zjarri në naten e ndërrimit të viteve.Të arrestuarit kanë qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Sanxhak ku dyshohet se humbi jeten nga një plumb qorr edhe Klajdi Gjeta, 16-vjeç i cili kishte dalë në tarracen e shtëpisë për të hedhur fishekzjarre.Në prangat e policisë kanë rënë Alban Lika, 25-vjeç, Ernis Lika, 20-vjeç dhe Albert Lika 18-vjeç.

Pasi kanë qëlluar me armë në Sanxhak tre të rinje janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke hequr dhe targat e makines.Në cilësinë e proves materiale policia ka sekuestruar makinen, ku në brendësi të sajë janë gjetur 19 gëzhoja dhe një fishek model 56.Policia nuk e përjashton mundesinë që i riu mund të jetë goditur nga plumbat e nxjerrë nga arma me të cilën kanë qëlluar tre të rinjë e arrestuar.Për zbuluar këtë ekspertet e policisë po analizojnë gëzhojat e gjetura në automjetin e tre të rinjeve.Dyshimet e policisë jënë se 16-vjeçari që humbi jeten ka gjetur vdekjen, pasi është goditur nga një plumb qorr, por kjo nuk është vërtetuar ende.

Do të jetë eksportiza mjeko ligjore e cila po kryhet në Tiranë e cila do të përcaktoje shkakun e vërtet të vdekjes së të riut.Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim një tjetër shtetas i cili dyshohet se ka qëlluar me armë naten e ndërrimit të viteve në qytetin e Laçit.Në njoftimin e policisë thuhet me shtetasi me iniciale GJ.S 23-vjeç, duke automjetin e tijë dyshohet se ka qëlluar me zjarri dhe më pas e ka braktisur mjetin në një lavazh dhe është larguar.Gjatë kontrollit në automjet u gjeten 2 fishekë luftarakë dhe një gWzhoje model 56.

Lexoni dhe kete

RIKTHEHET NE VEMENDJE ÇESHTJA “RANISHTJA 4”

Lek Frroku i akuzuar si organizator i skemës së tjetersimit të pronave në zonen e …