QENTE ENDACAK BEHEN “ZOT” TE SHENGJINIT

Të lëvizesh në vijen bregdetare të Shëngjinit, duhet të marrësh parasysh rrezikun që kanoset nga qentë endacake. Në gjithë gjatësinë e bregdetit kostaton qene të braktisur të cilët janë kthyer në shqetesim për qytetaret dhe vizitoret.

Nuk kanë munguar rastet kur ata kanë rënë pre e sulmeve nga këto kafshë të cilët shëtisin në çdo ore të ditës përgjatë bregdetit. Në këto kushte qytetaret kryesisht të apasionuar pas vrapimimit i kanë kufizuar lëvizjet në bregdet nga frikë e qenëve, të cilët konstatohen përgjatë brezit të rërës nga qendra e Shëngjinit deri në Kune.

Problematika vijon prej kohësh, ndërsa Bashkia Lezhë nuk ka marrë asnjë mase për largimin apo sterilizimin e këtyre kafsheve të që po rrezikojnë çdo ditë jeten e qytetareve, por edhe vizitoreve në këtë zonë turistike e cila është mjaft e frekuentuar edhe gjatë stinës së dimrit.

Lexoni dhe kete

MBI 500 LINDJE NË MATERNITETIN E SHKODRËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË

Që nga data 9 mars, kur është shënuar rasti i parë me Covid-19 në vend, …