QENTE ENDACAK, FRIKE PER TE JETUAR NE QYTETIN E LEZHES

Kopete e qenve endacake jane banoret me te ri te Lezhes qe ndjehen te paprekshem nga askush. Ata levizin cdo dite nga nje lagje ne tjetren, ne qender te qytetit ndersa bejne karshillek edhe ne sheshin e ri te Lezhes ku ndodhet bashkia. Prej disa ditesh keto kafshe jane rritur ndjeshem ne numer duke u konsideruar jo vetem nje shqetesim i momentit, por nje rrezik serioz qe duhet te marre vemendje.

Dhjetra eshte numri i tyre qe leviz bashkarisht nga nje cep i qytetit te Lezhes ne tjetrin, ndersa shume prej tyre vendosen edhe ne trotuarin e bulevardit kryesor, nje prej zonave me te populluara, kryesisht nga kembesore. Kjo dyndje e ketyre kafsheve endacake mund te jete nje rrezik serioz per shendetin dhe pse jo edhe per jeten e cdop qytetari te Lezhes. Askush nuk mund te percaktoje rrezikshmerine e tyre, pasi askush nuk e di nese kjo kope qensh mund te sulmoje ndonje kalimtare te rastit. Me te rrezikuarit duken femijet qe luajne ne lulishtet e pallateve ku jetojne. Pak nga pakujdesia dhe shume nga deshira e tyre per kafshet, mund ti dergoje keta femije drejt ketyre qenve qe mbartin me vete edhe semundje ndersa nuk shmanget frika e terbimit te tyre.

Pavarsisht se ky eshte nje shqetesim qe dihet edhe nga drejtoria e shendetit publik, drejtoria e bujqesise apo dhe bashkia e Lezhes, hezitimi qe ata kane per te vepruar eshte reagimi i tyre ne perballimin e problemeve qe shfaqen per komunitetin. Asnje shqetesim nga ka perbere kjo situate per drejtorine e shendetit publik qe flet gjithnje per kujdes shendetsor. Drejtoria e bujqesise nuk i sheh si efekt negativ qe ne rastin me te keq duhet te jete nxitese per bashkine e Lezhes qe te veproje, ndersa bashkia e Lezhes mjaftohet me njohjen e problemit ne pritje qe kjo te marre vete zgjidhje. Ne kete menyre reflektojne institucionet ne lezhe rreth shqetesimit apo pasigurise se qytetareve te tyre, ndersa keta te fundit duhet te luten qe keta qenj endacake te largohen me deshiren e tyre drejt nje tjeter vendi, qe me shume gjase do te quhet serish Lezhe.

Lexoni dhe kete

PUNESIMI I PERSONAVE ME AFTESI TE KUFIZUAR

Punësimi i përsonave me aftësi të kufizuar ishte në fokus të një takimi të zhvilluar …