Erkand Qerimaj of Albania competes in the men's 77 kg group B weightlifting event during the 2008 Beijing Olympic Games on August 13, 2008. AFP PHOTO/JUNG YEON-JE (Photo credit should read JUNG YEON-JE/AFP/Getty Images)

QERIMAJ I 6-ti NË BOTË, BEGAJ AR E ARGJEND PËR SHQIPËRINË

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj nuk ia ka dalë të marrë medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndonëse i është ofruar shumë pranë asaj të bronzit në stilin e shkëputjes. Ai e ka mbyllur në vendin e gjashtë në dygarësh duke mos arritur të hyjë në zonën e medaljeve, ashtu sikurse pat shpresuar. Sportisti shkodran vetëm në stilin e  shkëputjes rivalizoi për medalje, ku u rendit i katërti me 155 kilogramë të ngritura që në provën e parë sepse në dy të tjerat dështoi. Sakaq kur pritej që në stilin e shtytjes të përmirësonte renditjen e tij, nuk ndodhi kështu.

Qerimaj arriti të ngrejë shtangën vetëm në provën e parë me 187 kilogramë ndërsa në dy të tjerat kur vendosi 191 kilogramë, nuk arriti ta ngrejë dhe kësisoj e mbyllin në vendin e nëntë në këtë stil. Me 342 kilogramë në dygarësh, Erkandi zuri vendin e gjashtë në Botë. Sigurisht një rezultat që ai nuk e priste sepse kishte shpresuar dhe besuar për më tepër nisur nga stërvitja e bërë por nganjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç i mendon. Vetë ai në një prononcim të dhënë pas garës, ka fajësuar fatin por edhe mungesën e një fizioterapisti në rradhët e ekipit tonë kombëtar, çka ka bërë që ai të hyjë në garë i kontraktuar.

Por Shqipëria ndërkohë nuk ka dalë pa medalje nga ky eveniment i rëndësishëm. Ka qenë Romela Begaj ajo që i ka dhuruar kombëtares tonë dy medalje, një të artë në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh ka arritur të renditet e dyta dhe të marrë medaljen e argjentë.

Lexoni dhe kete

ORELESI SHUMË PRANË LARGIMIT NGA VLLAZNIA, E KERKON TEUTA

Eksodi i futbollistëve nga Vllaznia vazhdon. Çdo ditë e më shumë lexohen lajme për interesime …