Monday , 30 November 2020

QERIMAJ VEND TĖ PARĖ NĖ GARAT E KUPĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

Peshėngritėsi shkodran Erkand Qerimaj e ka nisur mbarė vitin 2017. Nė garat e Kupės sė Republikės tė zhvilluara ditėn e djeshme nė Tiranė, ai ka treguar njė formė tė mirė sportive duke merituar vendin e parė nė peshėn e tij. Qerimaj ka konkurruar nė peshėn 85 kilogramė dhe natyrisht qė garėn kryesisht e kishte me vetveten pasi forma e tij e mirė sportive, i vuri nė vėshtirėsi kundėrshtarėt. Nė stilin e shkėputjes, shtangisti shkodran ka arritur tė ngrejė 160 kilogramė ndėrsa nė stilin e shtytjes, nė shtangė ka vėnė 190 kilogramė tė cilat i ka ngritur me sukses duke zėnė kėsisoj edhe vendin e parė nė dygarėsh me 350 kilogramė.

Natyrisht qė kjo garė mė tepėr ėshtė konsideruar si njė test pėr kėtė sportist sepse siē dihet, vėmendja mė e madhe e tij ėshtė e pėrqendruar tek Kampionati Europian qė do tė zhvillohet nė datat 2-8 prill nė Split tė Kroacisė. Qerimaj e ka provuar edhe mė parė qė tė shpallet Kampion Europe dhe natyrisht qė edhe pėr kampionatin e rradhės, ka objektiva seriozė pėr t’u futur nė zonėn e medaljeve. Muaji mars do tė jetė shumė vendimtar nė pėrgatitjet e tij tė fundit pėr kėtė eveniment shumė tė rėndėsishėm dhe mbetet pėr t’u parė nėse Federata do ta grumbullojė ekipin kombėtar apo jo.

Peshėngritėsi shkodran gjatė kėsaj periudhė ėshtė stėrvitur nė qytetin e tij nė njė palestėr tė improvizuar dhe tashmė duhet patjetėr qė kėto kushte tė ndryshojnė sepse Shqipėria mund tė ngjitet nė podium sėrish edhe nė Europianin e Splitit.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-19 MUND 0 – 8 DINAMON, E PARA NƋ RENDITJE

TjetĆ«r fitore nĆ« kampionat pĆ«r Vllaznia U19 qĆ« vijon tĆ« kryesojĆ« e vetme renditjen e …