Tuesday , 26 October 2021

QEVERIA E RE, ILIR META KËRKESË PROKURORISË DHE SPAK

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Prokurorisë informacione në lidhje me 16 emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministra.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë thuhet se presidenti Meta kërkon të informohet mbi të dhëna apo informacione për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre.

Ndër të tjera theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Ndërkohë, këtë të hënë Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas shkresës së Presidentit Meta.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion në prokuroritë përkatëse në rrethe, për t’ja përcjellë më pas Kreut të Shtetit pa humbur kohë.

Gjithashtu mësohet se shkresa e Metës për informacion, është dërguar këtë të hënë edhe në SPAK.

Lexoni dhe kete

MBLEDHJA E KRYESISË SË PS

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte Kryesinë e Partisë Socialiste. Pas mbledhjes, Rama …