QEVERIA JONË ASNJË SUBVENCION, E KOSOVËS 5 MILION EURO

Kërkesa e klubeve të Superligës shqiptare ndaj Qeverisë për financime për të kompesuar dëmet që u janë krijuar nga kjo ndërperje e kampionatit, ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga kjo e fundit. Madje, përpos klubeve të Superligës, një kërkesë të tillë Qeverisë ua ka dërguar më pas edhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë. Drejtuesit e saj kanë kërkuar mbështetje jo vetëm për ekipet e Superligës, por edhe ato të kategorisë së parë, të dytë, madje edhe për ekipet e femrave. Edhe për këtë kërkesë të Sindikatës, Qeveria ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Por krejt ndryshe ndodh në Kosovë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e këtij vendi ka dhënë plot 5 milionë euro për subvencionim, atje ku do të përfitojë edhe sporti pjesë të konsiderueshme. Kjo është bërë për t’iu gjendur pranë organizatave kulturore, rinore e sportive në këtë vend për këtë kohë të vështirë që po kalojnë. Ky veprim është vërtetë për t’u duatrokitur dhe marrë si shembull. Në Shqipëri ende askush nuk e ka të qartë se si do të vijojë situata. E sigurtë duket që edhe muaji prill do të jetë pa aktivitete sportive dhe kjo do të ketë ndikimin e vet tek klubet.

Madje, jo vetëm tek ata të futbollit. Shoqata e basketbollit Vllaznia ka bërë të ditur dje se për momentin ka larguar të gjithë lojtarët e huaj që kanë qenë pjesë e saj dhe tashmë janë në pritje të asaj se çfarë do të ndodhë por duket se për momentin, e gjithë ajo punë e shkëlqyer që është bërë për të ndërtuar këtë ekip dhe për ta mbështetur atë nga ana e marketingut apo dhe aspekte të tjera, thuajse ka shkuar dëm. Prandaj sigurisht që ky ekip por edhe të tjerë meritojnë mbështetjen e Qeverisë, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë sinjal në këtë drejtim.

Lexoni dhe kete

FSHB VENDOS: KAMPIONATI DO MBYLLET NË PARKET

Ndonëse gjysma e ekipeve pjesmarrëse të kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj kishin kërkuar që …