Wednesday , 17 January 2018

QINDRA HEKTARE TOKE BUJQESORE RREZIKOJNE PERMBYTJEN

Reshje te dendura shiu janë paralajmeruar nga emergjencat civile, ndërkohe që  tokat bujqësore të 2 mijë familjeve në Balldren të Lezhës do të kenë probleme me kullimin.Hidrovori nga i cili evadohen ujërat e rreth 2 400 hektarëve, kërkon ndërhyrje për uljen e shtratit të pompave pasi toka ka rënë rreth 2 metër.Pastrimi i kanaleve të dyta e të treta nga ana e bashkisë nuk është zgjidhje. Kullimi është sistem që duhet të funksionojë i plotë e në rastin konkret duhet ndërhyrje tek hidrovori.

Drejtori i bordit te kullimit në veri Ndue Preka thotë se bëhet fjalë për një prej zonave më problematike në very.

Ndërhyrja në hidrovorin e Balldrenit është bërë objekt diskutimesh prej të pakten 4 vitesh. Por ende nuk është lëvruar asnjë fond, ndaj fermerët nuk do të kenë asnjë siguri për të mbjellat e tyre edhe këtë dimër.

Lexoni dhe kete

RRUGA E TOROVICES, FRROKAJ BIND RAMEN

Darka e së premtes e Kryebashkiakut të Lezhës Fran Frrokaj me Kryeministrin Edi Rama, i …