Friday , 27 November 2020

QYTETI I LAÇIT NEN PUSHTETIN E INERTEVE

Kjo është pamja që të ofron lagjia numer katër në qytetin e Laçit. Zona është mbuluar nga inertet që janë krijuar nga shembja e pallateve të dëmtuara nga tërmeti 26-nëntorit të vitit 2019 dhe ngjan sikur të jetë në gjendje lufte.

Shembjet janë kryer që prej muajit qershor dhe askush nuk ka ndërhyre për largimin e inerteve të cilat kanë zënë vend aty, duke u kthyer në shqetësim për qytetaret.

Banoret e quajnë të papranueshme situaten e krijuar dhe e kanë humbur totalisht shpresen për rindërtimin brenda një kohe të shpejtë të banesave të dëmtuara nga tërmeti.

Në Bashkinë e Kurbinit ka nisur proçesi i rindërtimit mbi më shumë se 500 banesave, por numri i shtëpive të dëmtuara është shumë herë më i lartë, çka do të thotë se banoreve ju duhet të presin gjatë për shtëpitë e tyre.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: TESTIMET E SHPEJTA DO VIJNË BRENDA DHJETORIT

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi foli për masat që janë marrë në këtë …