Wednesday , 27 January 2021

RADHE DHE PRITJE PER TE MARRE PENSIONIN

Radhë dhe orë të gjata në pritje, kjo ishte situata në zyren postare të tërheqjes së pensioneve në qytetin e Lezhës.

Me maska, por pa respektuar distancën fizike pensionistet u bënë grumbull, në kundërshtim të plotë të urdherit të Komitetit Teknik të Eksperteve që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 përsonave.

Kjo situatë është e vazhdueshme çdo fillim muaji, pasi kjo është vetmja pikë shpërndarese e pensioneve në qytetin e Lezhës, ndërsa Filiali i Postes nuk ka marrë asnjë masë për të shmangur grumbullimin e qytetareve konform protokolleve të përcaktuara për mos-pëhapjen e COVID-19.

Të vetëdijshëm për rrezikun se grumbullime të tilla shkaktojnë përhapje të koronavirusit, pensionistet thonë se nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër.

Përhapja e koronavirusit ka marrë përmasa të frikshme në Qarkun e Lezhës, duke e renditur këtë zonë të treten në rang vendi me numrin më të lartë të të infekturve.

Por duket se kjo situatë alarmante nuk i ka shqetësuar institucionet shtetëore që të marrin masa për të ndaluar grumbullime të tilla.

Lexoni dhe kete

RËNDOHET SITUATA E PËRMBYTJEVE NË BASHKINË SHKODËR

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër. Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.59 …