Breaking News

RAI3 PUBLIKON RAPORTIN SEKRET PER KANABISIN NE SHQIPERI

Shqipëria “Kufiri i Europës”. Radio Televizioni Italian Rai 3 në ediconin qëndror të lajmeve të datës 27 janar 2020 i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë me një kronikë speciale të realizuar nga gazetari Valerio Cataldi.
Shqipëria gjithnjë e më shumë në kthetrat e narkotrafikantëve. Ky vend në kufi me Italinë e Europën e në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian, gjë që do t’i jepje një shpresë më shumë shoqërisë civile për të shpëtuar nga inkubi i kriminaliteti. Sipas reportazhit të RAI3 në Shqipëri është rikthyer prodhimi i kanabis. Nga një vit më parë prodhimi ka pësuar një tregues në rritje me mbi 1200%.

E dëshmojnë fotografitë nga ajri e të përfshira në një raport sekret të Policisë i siguruar nga RAI3. Janë gjetur mbi 100 mijë bimë kanabis të kultivuara në platancione të vogla e të fshehura mes malesh. Janë bimë të ulëta të importuara nga Vietnami e të modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të përbërësve aktivë. Ndryshe nga një vit më parë ku në Shqipëri u gjetën më pak se 1000 bimë kanabis të mbjella e sic deklaroj disa muaj më parë Drjetori i policisë Kriminale shqiptare z. Tonin Vocaj në vitin 2017 e sidomos në 2018 plantacionet e mbjella me marijuanë në Shqipëri u reduktuan drastikisht, të dhënat e raportit të siguruar nga RAI 3 , i cili është ende sekret dëshmon një realitet krejt ndryshe,

Për Rai3 Prokurori Antimafia i Lecces Giacomo Cataldi shprehet se përmes trafiqeve të sasive të mëdha të marijuanës ku Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha, mafia shqiptare ka mundur të siguroj një rezervë e një disponueshmëri të konsiderueshme parash që i ka lejuar të hyjë me tituj të plotë në trafikun e kokainës e në afere të tjera kriminale.

Lexoni dhe kete

ARRESTOHET I DYSHUARI I ATENTATIT NË VUKATANË

Policia e Shkodrës dhe grupi hetimor kanë arritur të zbardhin ngjarjen e së hënës ku …