Vllaznisë i duhet patjetër fitorja në ndeshjen me Teutën që do të zhvillojë ditën e dielë në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo është deklarata e bërë mesditën e sotme nga trajneri I saj Baldo Raineri në konferencën e shtypit që zhvillon si zakonisht një ditë para ndeshjes. Por ndryshe nga herët e tjera, sot Raineri është shfaqur jo shumë entuziast. Ai ka thënë edhe se ndjehet I lodhur .
Për ta fituar ndeshjen me durrsakët sigurisht që duhet shënuar gol por ky është një nga problemet e mëdha që po shfaq Vllaznia në këtë takim dhe trajneri Raineri është I vetëdijshëm për këtë gjë megjithatë ka thënë se është punuar shumë në këtë drejtim për të korigjuar diçka e po ashtu ka folur ai ka folur edhe për të ardhmen e tij pas kësaj ndeshje .
Takimi i nesërm konsiderohet shumë I rëndësishëm dhe vendimtar për të ardhmen e Vllaznisë por ndoshta edhe për fatet e stafit drejtues të kuqebluve.