Pavarësisht serisë së pesë humbjeve, Vllaznia pasditen e së shtunës do të kërkojë fitoren në ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë në Vlorë ndaj Flamurtarit. Kjo është deklarata e bërë një ditë para këtij takimi nga ana e trajnerit Baldo Raineri. Ai ka folur me besimin për ekipin e tij duke thënë se pavarësisht humbjeve të pësuara së fundi, skuadra e tij ka luajtur mirë.
Ndërkohë, trajneri Italian ka habitur me përgjigjen kur është pyetur për rolin që do të luajë zëvendëstrajneri I sapoemëruar Vioresin Sinani. Ai ka thënë se askush nuk e ka pyetur për këtë gjë.
Pavarësisht këtij problemi, kuqeblutë janë të fokusuar tek ndeshja e rradhës, ajo që do të luhet të shtunën në orën 17.00 në Vlorë dhe ku patjetër duhet që kuqeblutë të marrin pikë për të prishur serinë e rezultateve negative.