Wednesday , 17 January 2018

RAMA- ADEMI GJEJNE GJUHEN E MIREKUPTIMIT, NUK MUNGOJNE KRITIKAT

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, ka kritikuar qeverinë në lidhje me pastrimin e mjedisit, teksa tha në sy të kryeministrit Edi Rama se kjo problematikë nuk zgjidhet me gjoba, por duhen fonde për çdo bashki. Duke folur në aktivitetin “Operacioni për pastrimin e Shqipërisë”, kryebashkiakja e djathtë deklaroi se nuk ka asnjë buxhet shtesë për sektorin e mbetjeve dhe fondet ndërkombëtare vazhdojnë të jenë të pakta.

“Nuk ka buxhet shtesë për sektorin e mbetjeve dhe fondet ndërkombëtare vahzdojne dhe janë të pakta. Meriton vëmendje që eksperiencat me projektet e financuara nga donatorët të ndahen ndërmjet bashkive. Njësitë e qeverisjes vendore vazhdojnë të kenë probleme për mbledhjen e taksave. Asnjë njësitë e qeverisjes vedore nuk mbulojnë dot sot kostot përmes tarifave të mbledhura, pavarësisht se dy vitet e fundit kanë bërë përpjekje të mëdha për sensibilizimin e njerëzve. Në ladfillet e pakta që kemi shkojnë vetëm një pjesë e mbetjeve. Nuk ka sensibilitet për të flokuar fonde. Shumë nga njësitë e qeverisjes vendore vazhdojnë të jenë të vogla dhe nuk mund të ofrojnë shërbim. Të gjithë duhet të biem dakord që të zbatojmë ligjin. Pastrimi i rrugëve, mbledhja e mbetjeve, transportimi i tyre për trajtim, krijimi i kushteve për të ulur numrin e mbetjeve është detyrë e jona. Disa bashki kanë filluar të punojnë në këtë drejtim. Janë 9 ndër 61 bashki që kanë filluar këtë proces, është e nevojshme që ne të bëjmë një analizë të thelluar, të saktë, analitike të kostove, për të llogaritur saktë buxhetin tonë. Duhet të krijojmë metodologji të sakta, që të operojmë drejt me të gjithë qytetarët. Në Shqipëri ka tre ladfille që janë në përdorim, ka 61 bashki në fakt ku shumë prje tyre nuk kanë një vend ku t’i depozitojnë mbetjet dhe zgjidhja nuk është përmes gjobitjes. Mungojnë fondet, gjendja duhet ndryshuar me emergjencë”, tha Ademi.

Rama iu përgjigj kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, e cila u shpreh se zgjidhja nuk vjen me gjoba, por duhen fonde.”Ju e dini sa e dua unë Voltantën por këtu ne jemi të gjithë bashkë dhe me respekt për praninë e saj e nënvizova për të thënë që këtu s’ka parti dhe majtas djathtas dhe s’ka lojë me plehra. Boll bëhet në parlament loja kujt t’i hedhim balte, këtu nuk ka lojë kujt t’ja lëmë plehrat në derë se janë në mes të shtëpisë sonë të përbashket, është detyra jonë që ne të heqim plehrat. Këtu nuk kanë lidhje as fondet, as mungesa e kësaj apo asaj, këtu është krijuar mentaliteti i rrumpallës. Këtij operacioni do i shkojmë deri në fund. Tirana deri dy vite më parë ishte qyteti më i pistët i Shqipërisë, sot më i pastri, cfarë ka ndryshuar? Përgjegjësia. Ne këtë e kemi marrë” deklaroi ai.

Aksioni për pastrimin e territorit do të nisë në 24 nëntor dhe do të zgjasë 6 muaj.

Lexoni dhe kete

BASHA: NUK KA SHQIPERI NE BE, PA DREJTESI QE NDESHKON KRIMIN

Ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili bën përgjegjës opozitën se po pengon aspiraten europiane …